Report TV - Ruçi përjashton Bashën nga punimet e Kuvendit

Report TV 2018-05-03

Views 0

Lulzim Basha është përjashtuar nga punimet e seancës së Kuvendit, pas dy vëretjeve dhe paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Debatet në Kuvend
Kuvendi ka shtyrë mes debateve për seancën e ardhshme ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Seanca nisi me debate dhe shkak është bërë pikërisht projektvendimi për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. PD kërkoi të bëhej debat fillimisht dhe më pas të shkohej në votim për miratimin e komisionit. Ndërsa nga ana tjetër, LSI insistoi për shtyrjen e seancës pasi nuk ishte njohur me projektvendimit, qëndrim i cili mori dakordësinë e socialistëve.

Share This Video


Download

  
Report form