#rtvora #oranews
PS i kërkon PD të japë sqarime mbi disa kontrata lobimi të publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë në emër të saj dhe që mbajnë firmën e Bashës.
Në komunikim me gazetarët, Taulant Balla tha se çështja e lobimit rus duhet të rigjykohet, pavarësisht se disa ditë më para ajo u pushua nga gjykata.
Balla: Ne të gjithë e dimë që para pak ditësh është publikuar një vendim gjykate që i dha pandëshkueshmëri Bashës për një çështje që është e qartë si drita e diellit. Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë janë publikuar kontrata që mbajnë firmën e Bashës, numrin e pasaportës së tij diplomatike dhe shumat për të cilat thotë lobuesi në emër të Lulzim Bashës i ka marrë nga PD. Për këto nuk duhet të më pyesni mua. Pozicioni im dhe jo vetëm është i qartë, Lulzim Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Basha thoshtë se 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga 100 mijë dashamirës shqiptarë në SHBA, më pas tha që këtë nuk e kam paguar. Dhe gjyqtari tha që kjo nuk është paguar. Luli thotë kam paguar, gjyqtari thotë s'ka paguar, njëri thotë ka kontratë tjetri s'ka kontratë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/lobimi-rus-balla-basha-ka-mashtruar-kontratat-mbajne-firmen-e-tij
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp