Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket uljes së shpenzimeve në fushatat zgjedhore.
Edhe pse komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore thuajse është bllokuar, në tryezën e organizuar prej Këshillit të Evropës partitë shprehën gatishmërinë për përmirësimin ligjor.
Ndërsa Kryetari i KQZ, Klement Zguri, nënvizon se është e papranueshme që të flitet ende për blerje votash.
"Zhvillimi i fushatave zgjedhore luksoze dhe mungesa e transparncës së financimit të partive politike, për një vend të vogël si Shqipëria është fenomen i papranueshëm pasi ushqen korrupsionin zgjedhor dhe politik. Cënon besimin e publikut tek zgjedhjet dhe demokracia. Kriminalizon procesin, deligjiton përfaqësimin dhe rrënon llogaridhënien politike."
Për përfaqësuesin e PS Blendi Çuçi po punohet për të arritur në legjislacionin e duhur dhe për të, shpenzimet e tepërta duhen reduktuar
Në të njëjtin mendim me Çuçin ishte dhe Bylykbashi. Por në tryezë dhe një herë ai theksoi se nuk duhet lejuar shitblerja e votës
Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit partitë politike respektuar ligjin për të mos vendosur banderola dhe flamuj në rrug, por sa i përket transparencës së shpenzime raportet kanë denoncuar shkelje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-e-pd-dakord-uljen-e-shpenzimeve-gjate-fushatave-zgjedhore