Dëbimi i diplomatëve iranianë/ Shqipëria, në rrezik nga sulmet terroriste dhe kibernetike

Top Channel Albania 2020-01-20

Views 9

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët shohin një rrezik të shtuar për sigurinë në Shqipëri.


Sipas tyre, më të mundshme janë sulmet e izoluara kibernetike apo terroriste. Vendi ynë dëboi në mesin e javës së kaluar dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Ata u larguan ?për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike?, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Rreth një vit më parë, në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër për ?dëmtimin e sigurisë kombëtare?. Vendimi u përshëndet edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,(DASH). Por prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ajo ka sjellë së fundi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA dhe Iranit, kujton DW.

Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Redion Qiriazi, ekspert për ?ështjet e sigurisë kombëtare, tha për DW se dëbimi i dy diplomatëve iranianë mund të pasohet me një situatë të rënduar të sigurisë kombëtare.

?Kërcënimi me i mundshëm është ai i sulmeve te izoluara kibernetike apo terroriste, ku Irani ka kapacitete të konsoliduara dhe të testuara. Këto sulme mund te ndërmerren në territorin shqiptar, por edhe në vendet ku Shqipëria ka trupa me misione ushtarake, në veçanti në Lindjen e Mesme apo Azinë Qendrore? është shprehur eksperti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SeyedAhmadHosseini#MohammadAliArz#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form