Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e cilëson të drejtë vendimin e shtetit shqiptar për të dëbuar dy diplomatët e Ambasadës iraniane në vendin tonë me në krye Ambasadorin.
Paskal Milo: Sa kohë ka veprime që dalin jashtë satusit diplomatik të Ambasadorit dhe punonjësve të tjerë të Ambasadës është mëse normale veprimi që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.Shpesh largimet ndodhin pa zhurmë, por kur ka veprime të rënda që cënojnë sigurinë e vendit përkatës atëherë në këtë rast ka dhe veprime publike si rasti në fjalë.
I ftuar në Ora News, Milo thotë se dëbimi i diplomatëve tejkalon edhe ngjarjen e para dy viteve kur u fol për një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Paskal Milo: Është folur pa dy vitesh për një mundësi të tillë, por nuk besoj se veprimi i qeverisë shqiptare është motivuar nga kjo ngjarje që mund të ndodhte në territorin shqiptar me rastin e ndeshjes së Izraelit me Shqipërinë. Besoj se gjatë këtyre dy viteve ka prova të tjera për veprimtarinë e jashtëligjshme, jashtë statusit diplomatik, të Ambasadorit dhe të Ambasadës së republikës së Iranit në Tiranë.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debimi-i-i-diplomateve-iraneve-milo-prova-te-tjera-perpos-ndeshjes-shqiperi-izrael