Gjykimi për rastin TNT nuk filloi as të hënën. Do të ketë një përpjekje të re më 6 shkurt, për fillim të procesit. Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili akuzohet për rrënimin e objektit ?Kosmos?, nuk u paraqit në gjyq. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në gjykim. Në sallën e gjyqit, gjendjen shëndetësore e shpjegoi mjekja neuropsikiatër, Viktorija Vujoviq. Me kërkesë të avokatit të Trajkovskit, gazetarët nuk dëgjuan pse i pandehuri nuk mund të vijë në gjykatë.