#rtvora #oranews
7 nga 30 të arrestuarit për tërmetin janë lënë në burg ndërsa për 23 të tjerë është dhënë masë me e lehtë sigurie.
Në burg janë lënë ish-kryetarët e komunave të Farkës e Kasharit, Fatbardh Plaku e Besnik Fuçia. Gjithashtu u la në burg Fejzi Dyrmishi ndërtues, Gëzim Shkalla, Naim Sheshi, Hodo Valgjoni dhe Artur Skela.
Për këta shtetas është cilësuar arrestimi i tyre i ligjshëm ndërsa ka prova se kanë kryer vepër penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.
Masë më të ulët gjykata dha për 23 personat e tjerë të ndaluar, ku për 11 detyrim paraqitje dhe 12 arrest shtëpie.
Masë arrest shtëpia gjykata vendosi edhe për Ali Dyrmishin i cili ndodhet në spital. E njëjta masë si e dyrmishit është dhënë dhe për dentistin Asqeri Xhanarin, dentistin që akuzohet se ka kryer ndërhyrje në biznesin e tij tek pallati në kombinat ku pas lëkundjeve humbi jetën 20-vjeçarja Xhesika Biqini.
Për këta shtetas gjykata i kërkoi prokurorisë hetime më të thelluara pasi provat e paraqitur para togave të zeza janë të pamjaftueshme për ti mbajtur në qeli.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/arrestimet-post-termetit-ne-tirane-vetem-7-lihen-ne-burg-te-tjeret-do-hetohen-ne-liri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp