Ish-kreu i komunës së Kasharit nga burgu në detyrim paraqitje, ndërtuesi në arrest shtëpie

Report TV 2019-05-29

Views 5

TIRANE-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia (i zgjedhur nga Partia Demokratike) duke e nxjerrë nga qelia në detyrim paraqitje. Në të njëjtën masë sigurie u lanë edhe Teuta Shehaj, Miranda Dyrmishajn kolaudatore dhe Jurgen Memishaj, ish-përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

Ndërkohë që ndërtuesi Stefan Caushi u la në masën e sigurisë arrest shtëpie për shkak të gjendjes shëndetësore dhe sëmundjes së të bijës.Report Tv sjell pamjet nga seanca që u zhvillua në gjykatë, ndërsa Besnik Fuçia u mbrojt nga Neshat Fana, i njohur si avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Akuzat dhe skema e mashtrimit
Mbi të akuzuarit rëndojnë veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t'i lëshojë ato, më shumë se një herë" dhe "Shpërdorim detyre, më shumë se një herë". Personi që ka bërë kallëzimin në prokurori, është ndërtuesi Arben Petriti, ku nga hetimet erdhën edhe arrestimet.

Dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.

I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës, të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së dy pallateve në fjalë. Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë ?INA-2004? shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006.

Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 ka marrë nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e Përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumentet e viti 2016. Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej

Share This Video


Download

  
Report form