Shkembim zjarri, RENEA plagos te shume kerkuarin

RTV KLAN 2020-01-18

Views 1

Një shumë i kërkuar nga policia u plagos nga forcat speciale gjatë aksionit për arrestimin e tij në fshatin Hoshtimë të Vlorës. Duke ditur rrezikshmërinë, ky aksion u ndërmor nga efektivët e repartit RENEA, të cilët në mëngjes herët, rrethuan banesën tij.
Pasi ka pikasur policinë, Xhevahir Jonuzi ka tentuar të largohet duke qëlluar me pistoletë disa herë ndaj forcave speciale. Nën rrezik, ato iu kundërpërgjigjen zjarrit, duke e lënë të plagosur në këmbë.
Pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, Jonuzi është dërguar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 47-vjeçari është dënuar në vitin 1999 me 25 vite burg për vrasjen e dy personave.
Gjithashtu në 2018-ën, Gjykata e Vlorës vendosi ndaj tij masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai kishte munduar t?i fshihej policisë duke përdorur identitet të rremë. Jonuzi ishte në listën e 8 personave më të rrezikshëm në qarkun Vlorë, të shpallur në kërkim.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form