Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat RENEA kanë plagosur autorin e plagosjes së një efektivi kur policia ishte vënë në ndjekje pasi kishte grabitur një makinë në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.
Policia, forcat RENEA dhe një helikopter rrethuan zonën ku ndodhej autori dhe brenda dy orësh arritën ta izolonin dhe plagosnin autorin i cili ishte i armatosur.
Policia Nikolin Gjergji është plagosur në sy dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Autori është identifikuar si Aldi Lleshaj 20 vjeç banues në Kurbin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitje-me-arme-dyshohet-se-nje-punonjes-policie-ka-mbetur-i-plagosur/