Krimi brenda familjes ka tronditur qytetin e Durrësit ende pa u gdhirë e hëna. Mondi Gjoka, 41 vjeç, banues në Manëz ka qëlluar me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij, 38 vjeçe. Në gjendje të rënduar psikologjike, autori ka qëlluar më pas veten. Sipas burimeve të policisë, por edhe familjarëve, konflikti mes tyre ka nisur në dhomën e gjumit.
Në kohën kur 41 vjeçari ka marrë armën, e plagosura ka shkuar për të kërkuar ndihmë në shtëpinë e vjehrrit që ndodhet aty pranë. Në këtë moment ai ka qëlluar dy herë në drejtim të bashkëshortes duke e plagosur rëndë.
Në gjendje shoku, 41 vjeçari Gjoka ka qëlluar edhe veten, duke mbetur i vdekur. Gjatë momentit të krimit, në shtëpi bashkë me çiftin ishte edhe vëllai i të plagosurës si dhe fëmijët, të cilët e kanë parë të gjithë skenën. Fadil Gjoka, babai i viktimës, ka qenë i pari që u ka ardhur në ndihmë çiftit, i cili rrëfen se mes tyre nuk ka pasur ndonjë konflikt.
?Parmbrëmë kishte ardhur vëllai gruas këtu dhe hëngrëm dhë pimë këtu bashkë me çunin që u vra edhe i thashë rrimë këtu, jo më tha se i ngel hatri Mondit ky vëllai gruas do të shkojmë atje të shpia. Mirë i thashë dhe shkuan, nga ora 23 ndodhi debati, ne kishim rënë në gjumë me gjithë plakën çuni me nusen këtu në shtëpi. Kur plasi zhurma pushkës, unë se kam dëgjuar krismën e pushkës në 23.30 më duket në 23 nuk e di tamam se unë nuk e shikova orën me të drejtë. Shikoj unë erdh Lumi nusja Mondit hyri në derë, kur u ngrita nga krevati bashkë me gruan e shikoj ajo ishte bërë me gjak, e mori ai çuni dhe tha "qenka plagosur". Kanë pasur konflikte? ?thotë Fadil Gjoka babai i viktimës për Report Tv
Burimet policore, por edhe dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer se e plagosura është qëlluan në gjoks me një plumb model 56 ndërsa viktima Ka mbetur i vdekur si shkak i plumbit të marrë në kokë.