Arrestohet krimineli boshnjak i luftës - (4 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-17

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ish-lideri serbo-boshnjak, Momçilo Krainsik, i arrestuar nga trupat e Natos ditën e djeshme do të dal para një gjykate të OKB-së të premten për tju përgjigjur 9 akuzave për krime lufte, përfshi atë për genocide ka thënë gjykata. Kainsik 55-vejçar krahu i djathtë i liderit politik, serbo-boshnjak Radovan Karaxhiç, gjatë viteve të luftës boshnjake është peshku më i madh i peshkuar deri tani nga gjykata penale ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë. Aktpadia kundër tij përmban vrasje sulme, qendra paraburgimi të ngritura nga udhëheqja serbo-boshnjake.

Udhëheqja serbo-boshnjake përfshi Momçilo Krainsikin dhe Radovan Karaxhiç, inincuan dhe zbatuan për vdekje dhe taktikat terrorriste që detyruan banorët jo serb të largoheshin nga këto zona, dëbimin e atyre që nuk deshën të largoheshin dhe zhdukjen e të tjerëve thuhet në aktpadi. Dhe ambasadori i SHBA në OKB Richard Hollbruk shprehu kënaqësinë për ish-udhëheqësin serbo-boshnjak Momçilo Krainsikin, duke e quajtur këtë një ngjarje të rëndësishme.

Ndërkohë në Kosovë do të jepen pasaportat e UMNIK-ut. Xhek Kovi, zëvendësi i administratorit të OKB-së, Bernard Kushner, ka nënshkruar rregulloren për dhënien e dokumentave të udhëtimit, citon agjensia e lajmeve Kosova Press. Pasaportat e para pritet të jepen në Qershor për banorët e rregjistruar./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Share This Video


Download

  
Report form