Invalidet e luftes ne Kosove nuk marrin asnje ndihme - (30 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-08-01

Views 1

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në Kosovë gjenden rreth 780 invalid të luftës, të cilët edhe pse kanë sakrifikuar trupin duke luftuar për Kosovën, tashmë nuk gëzojnë as përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare. Të paktën invalidët e luftës kanë një shoqatë e cila mbron interesat e tyre. Shoqata është themeluar në Tetor të vitit 1999 dhe tashmë ka një konto bankare, ku derdhen të gjitha ndihmat në paratë e individëve apo shoqërive bamirëse që gjenden kryesisht jashtë Kosovës.

Drejtori i kësaj shoqate, i zhgënjyer me ndihmën e deritanishme nga administrata civile thotë për mikrofonin tonë.

?Administrata e Përkohshme e Kosovës, me në krye zotin Kushner deri më sot, në punën e tyre 14 mujore, nuk ka dhënë asnjë ndihmë, as materiale, as financiare, nuk e ka ndihmuar shoqatën e invalidëve të luftës të UÇK-së?.

Ndërsa kjo është e vetmja qendër rehabilitimi në Kosovë, e cila financohet nga një kompani private. Invalidët e luftës këtu marrin ndihmën mjekësore, e cila është përcaktuar në katër terapi të llojeve të ndryshme. Megjithëse kushtet e kësaj qendre rehabilitimi lënë shumë për të dëshiruar, invalidët duken të kënaqur, duke ditur se kjo është e vetmja mundësi rehabilitimi që ata kanë.

Ndërsa mendohet që shumë shpejt ata të marrin një lloj asistence në bazë të grupit të invaliditetit, që do të fitojnë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS