#rtvora #oranews
Mazhoranca do ta rrëzojë dekretin e Presidenti Meta që një ditë më parë ktheu për rishqyrtim ligjet për paketën antishpifje.
Taulant Balla tha se që në seancën e parë ky dekret do të rrëzohet, duke lënë të kuptohet se nuk do ketë asnjë reflektim ndaj qëndrimeve të kreut të shtetit.
Balla: Sipas procedurës parlamentare ditën e hënë me datë 20 janar ardhja e dekreteve i njoftohet seancës plenare dhe më pas menjëherë sipas procedurës komisioni përgjegjës do ti shqyrtojë dhe në seancën më të parë pasuese dekretet e zotit Ilir Meta me detyrë President i Republikës do të rrëzohen.
Sipas tij, vendimmarja e Presidentit është marrë me urdhër të shefit të opozitës.
Balla: Ishte një hap i rëndësishëm për të luftuar dezinformimin. Se Presidenti Ilir Meta pas urdhrit të Lulzim Bashës do të kthente mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet komponente të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen.
I pyetur për qëndrimin e Partisë Socialste mbi denoncimet e PD-së për kryebashkiakun e Mallakastrës, Balla u shpreh se çdo zyrtar mban përgjegjësi personale, dhe prokuroria të vijojë hetimet me rastin.
Balla: PS ka një vendim politik që prej ditës që ka mbështetur fuqimisht paketën e dekriminalizimit. Nuk i takon më asnjë lloj përgjegjësie PS apo çdo partie tjetër që propozon kandidatura, por është përgjegjësi personale. I bëj thirrje prokurorisë së Përgjithshme si autoriteti i ngarkuar me ligj për verifikimet të mos humbë kohë me asnjë rast për çdo lloj partie dhe individi me qëllim që opinioni të njihet sa më parë për të shkuarën e çdo kandidati. Në çdo rast këtë punë dhe këtë detyrë e ka Prokuroria e Përgjithshme dhe çdo aktor tjetër politik duhet të heqë dorë nga marrja e ushtrimit të kësaj detyre nga ana e Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balla-kthimi-i-antishpifjes-nga-meta-me-urdher-te-bashes-dekreti-do-te-rrezohet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp