'Unaza e Re', Balla: Gjurma e rrugës, me firmë dhe vulë të Lulzim Bashës, të sqarojë banorët

Report TV 2018-11-15

Views 0

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkoi nga foltorja e Kuvendit që Lulzim Basha të sqarojë banorët e "Astirit" për projektin e zgjerimit të "Unazës së Madhe", i cili prek disa banesa dhe biznese. Sipas Ballës, Basha është njeriu që ka firmosur gjurmën e "Unazës" si ish-ministër i Transporteve dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Beteja e opozitës, tha Basha, kundër "Unazës së Madhe", do rezultojë njësoj si protestat kundër këndit të lodrave te Parku i Liqenit dhe rikonstruksioni i sheshit Skënderbej. Edhe "Unaza e Madhe", tha Balla, do të ndërtohet, pavarësisht insistimit të opozitës për ta bllokuar atë njësoj si edhe projektet e tjera të zhvillimit në të gjithë vendin.

Pas dështimit te këndi i lojërave te Parku i Liqenit, te sheshi 'Skënderbej', pas historisë pa kuptim të Teatrit Kombëtar. Tani kemi edhe një betejë, idioteske tjetër, kjo p[ër të penguar vijimin e ndërtimit të Unazës së Tiranës. Aq e pakuptimtë është sa kryetari aktual i oppozitës, Lulzim Basha, ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës se ku kalon Unaza, me firmë dhe vulë qoftë si ministër i Transpoteve, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës 2011-2015. Gjurma është miratuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2012. Banorët që sot ankohen te Lulzim Basha për këtë çështje, duhet të informohen nga Basha për gjurmën e përcaktuar. Unaza do vijojë. Eshtë jetësore për Tiranën që ky standard i ri zhvillimor që po vendos qeveria në bashkëpunim me bashkinë, të shkojë deri në fund. E turpshme që sa herë kemi një projekt zhvillimi, jo vetëm këtu në Tiranë, por edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, PD në bashkëpunim me LSI, tentojnë të pengojnë projektet e zhvillimit që i shërbejnë të gjithë qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS