Wake Up/ Studimi: Të pasurit jetojnë mesatarisht 9 vite më shumë se të varfërit!

Top Channel Albania 2020-01-17

Views 2

Duket se të qenit i pasur, ndër shumë të mirave të tjera priret të të zgjasë edhe jetën. Një studim gati 10 vje?ar i kryer në SHBA dhe Britani ka treguar se ata që kanë një mirëqenie të lartë ekonomike jetojnë mesatarisht 9 vite më shumë dhe po ashtu kanë një jetëgjatësi më të shëndetshme. Studimi është publikuar në "Journal of Gerontology" dhe ka analizuar të dhënat nga 10,754 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe 14,803 në SHBA, të moshës mbi 50 vje?. Ky studim ka analizuar të gjithë faktorët socio-ekonomike që ndikojnë në jetëgjatësinë tonë, në rastin kur kemi më shumë dhe më pak të ardhura. Ndonëse jo gjithmonë paraja të bën të lumtur, përgjithësisht ndikon në një jetë me sa më pak dhimbje fizike dhe psikologjike. Të pasurit kanë mundësi që të shkollohen më mirë, të kujdesen më mirë për shëndetin, të punësohen...etj. Ve?anërisht pas moshës 50 vje? ndikon mirëqenia ekonomike, sepse kemi të bëjmë me plakje në mënyrë më të shëndetshme dhe me më pak vuajtje. Por ekspertët treguan se edhe për grupmoshat e tjera, pasuria ishte një faktor që ndikonte në jetëgjatësi. Studiuesit i kanë bërë apel autoriteteve që të lehtësojnë më shumë pabarazitë sociale për të moshuarit në mënyrë që ata të kenë mundësi të njëjta që të kujdesen për shëndetin e tyre, pavarësisht të ardhurave që kanë në familje. Statistikat treguan se në 50 burrat më të pasur në Angli dhe SH.B.A. jetuan rreth 31 vjet më gjatë të shëndetshëm, krahasuar me rreth 22 deri 23 vjet për ata me më pak të ardhura. Gratë nga grupet më të pasura nga SH.B.A dhe Anglia jetuan rreth 33 vjet më gjatë të shëndetshëm, krahasuar me 24.6 dhe 24 vite nga grupet më të varfëra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form