Wake Up/ Studimi: Mjekët shqiptarë, të pambrojtur, të frikësuar e të stresuar përballë COVID-19

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor i ka përdorur me kursim mjete dhe pajisjet mbrojtëse personale gjatë kësaj pandemie. Ndërkaq një pjesë e mirë e tyre pohojnë se nuk kanë marrë asnjë trajnim kundër COVID-19 se si duhet të vishen e zhvishen për t?iu ruajtur infeksionit. Por ajo që rezulton më shqetësuese është numri i kufizuar i testimeve të bluzat e bardha, që ka të bëjë direkt me sigurinë e tyre në punë. Të dhënat aspak pozitive dalin nga një studim i kryer për periudhën mars-maj 2020 me profesionistët e kujdesit shëndetësor publik, të kryer nga Shoqata ?Together for Life? me mbështetjen e Fondacionit "Konrad Adenauer Stiftung". Qëllimi kryesor i tij ishte të kuptuarit e situatës mbi pajisjen e personelit shëndetësor me materialet e mbrojtjes personale, ndjesinë e tyre të sigurisë dhe shqetësimet apo simptomat psikologjike të shfaqura si pasojë e punës gjatë shpërthimit fillestar të pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Studimi, aktualisht i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ofron një panoramë të qartë mbi situatën e deritanishme dhe nevojat për materialet e mbrojtjes personale, siguri dhe mirëqenie mendore të personelit shëndetësor në vend. Nga studimi rezultoi se gati gjysma e tyre, për të garantuar mirë-informimin e tyre, kanë eksploruar në internet se si duhet të vishen e të zhvishen nga mantelet mbrojtëse.
Pyetjes a janë ndjerë nën presion për të punuar me pacientë, pa materialet mbrojtëse atëherë kur ka qenë e nevojshme? 29% janë përgjigjur shpesh, 42% janë përgjigjur ndonjëherë dhe 29% asnjëherë. Por a janë ankuar tek eprorët vetë mjekët për kushtet e punës?!. Përgjigja në përqindje ka qenë: 67% janë shprehur të pakënaqur, 33% kanë thënë se nuk e kanë ndjerë të nevojshëm në asnjë moment të referojnë ankesë të eprorët e tyre. Nga 67%, që janë shprehur të pakënaqur me kushtet ku kanë punuar vetëm 37 % kanë formalizuar një ankesë për institucionin, ndërkohë që pjesa tjetër e personelit shëndetësor është shprehur se nuk ka formalizuar ankesë, sepse nuk ka pasur besim te zgjidhja dhe 10% e tyre nuk e kanë bërë se kanë pasur frikë për vendin e punës. Rezultatet e studimit të kryer nga Shoqata ?Together for Life? janë shumë interesante dhe tregojnë se si është situata reale e kushteve dhe presonin që kanë në punën e përditshme, vetë personeli shëndetësor.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form