Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga formimi i Republikës Popullore të Kinës 70 vjet më parë, me gjithë lehtësimin e politikës për të pasur vetëm një fëmijë.
Zyra Kombëtare e Statistikave tha se shkalla e lindjeve vitin e kaluar ishte 10.48 në njëmijë ? që është norma më e ulët që nga viti 1949.
Sipas saj, numri i foshnjave të lindura më 2019 ka rënë për rreth 580,000, në 14.65 milionë.
Popullsia e përgjithshme e Kinës ishte 1.4 miliard në fund të vitit të kaluar, krahasuar me 1.39 miliard në vitin paraprak.
Kostot në rritje të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe strehimit thuhet se i kanë dekurajuar shumë çifte të reja në Kinë që të kenë fëmijë.
Qeveria e Kinës e ka hequr politikën për vetëm një fëmijë në vitin 2015.
Politika e tillë ka hyrë në fuqi në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë.
Familjet që e kanë shkelur atë, janë përballur me gjoba, humbje të punës dhe ndonjëherë aborte të detyruara.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#Childrens#TopChannel