50 shërbime të Ministrisë së Infrastrukturës online prej 1 janarit/ Rama: Sportelet po mbyllen

Report TV 2020-01-15

Views 0

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikes, për të parë nga afër mënyrën dhe lehtësitë e bërjes së një aplikimi online, në vetëm tre minuta. Rama

Kryeministri theksoi se administrata do të marrë një tjetër rol në funksion të qytetarit dhe do të vihet përpara përgjegjësisë nëse nuk e përmbush atë siç duhet. Ai tha se puna e tyre tashmë do të shumëfishohet sepse do bëjnë edhe atë procedurë që më herët e bënte qytetari. ?Sportelet do mbyllen, por këtyre do t?u shumëfishohet puna sepse do bëjnë punën për qytetarin. Nuk do jenë aty si polic trafiku që ?e ke dosjen në rregull kalo, nuk e ke, ik mbushe?, por do ta mbushin vetë. Në rast se një dokument shtetëror që duhej të merrej, nga brenda administratës mungon, do konsiderohet i dhënë, nuk do i thuhet qytetarit ?prit? dhe do gjobitet zyra përgjegjëse. Drejtuesi i zyrës do gjobitet për shkelje të ligjit. Një herë, dy herë, herën e tretë të iki fare pastaj sepse ndryshe nuk funksionon, nëse ne i themi qytetarit do e plotësojmë ne dosjen dhe pastaj për shkak të mosplotësimit nga ana jonë, të vonohet qytetari. Kjo praktikisht e zhduk komplet ryshfetin, radhën, se nuk ka më?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS