Report TV - Korçë, radhë për bërjen e analizave sportelet mbyllen para orarit zyrtar

Report TV 2016-04-06

Views 0

Pavarësisht se orari zyrtar për dorëzimin e analizave dhe marrjen e kartelës është deri në orën 10.00 të mëngjesit, në Poliklinikën e Korçës ky sportel mbyllet më shumë se gjysëm ore para duke përcjellë pakënaqësi dhe mërzitje tek pacientët.

Dhjetra qytetarë që prisnin nga orët e para të mëngjesit, ndonëse të moshuar dhe të sëmurë detyrohen të vijnë që herët dhe të presin në radhë për të mbaruar punë, por në të shumtat e rasteve edhe pse presin me orë të tëra detyrohen të vijnë sërish të nesërmen.

Qytetarët shprehen gjithashtu se kjo neglizhencë bëhet e qëllimshme, që ata t?i drejtohen privatit për të bërë analizat.

Kjo situatë thonë qytetarët është e përhershme, ndërkohë që shkak për anomalinë bëhet mosrespektimi i orarit nga ana e personelit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS