Bllok bota Greqi, Rumani, SHBA Eliani - (7 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-15

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dy ditë i ndajnë grekët nga zgjedhjet elektorale. Dy Kostat, ai Simitis dhe Karamanlis, janë protagonistët e zgjedhjeve në shtetin Helen. Kostas Simitis, kryeministri grek përfaqësues i së majtës në fushatën e tij ka numëruar rezultatet e politikës së tij të jashtme e të brendshme. Ndërsa Karamanlis përfaqësuesi i së djathtës greke, akuzon të majtët për mangësi në qeverisje dhe premton status të ri në politikën e jashtme dhe çështjes së emigrantëve.

Rumania është goditur nga moti i keq. 6 vetë vdiqën dhe qindra të tjerë janë zhdukur për arsye të kohës së keqe që po bën që prej dy ditësh në Rumani. Me dhjetra lokalitete kanë mbetur pa energji elektrike. Janë përmbytur me mijra shtëpi. Ndërsa meteorologët parashikojnë se koha e keqe do të vazhdoj në Rumani.

Ky është fundi i një bombe ?Tony boy? të luftës së dytë botërore. Sot në mëngjes ajo është shpërthyer. 800 m lartësi ka arritur dallga e shkaktuar nga plasja e bombës e cila u gjet e pa shpërthyer në një port të Sanremos. Para shpërthimit të saj u evakuan 8 mijë banorë për arsye sigurie.

Eliani i vogël i burgosuri i medias dhe politikës ndërkombëtare. Kështu mund të quhet 6 vjeçari i cili është bërë së fundmi molla e sherrit mes SHBA dhe Kubës. I ati i tij Huan Migel Gonzales i cili arriti që dje në Amerikë sot ka takuar ministrin e Drejtësisë të SHBA dhe pret tani konfirmimin për tu takuar me të birin. Por familja e cila e ka adopruar 6-vjeçarin nuk do ta lejoj të atin të takohet me Elianin, duke thënë se nuk dyshojnë në dashurinë e tij atërore por nuk besojnë në të kaluarën e tij./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Share This Video


Download

  
Report form