Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Robert Taylor 39 vjeçar amerikan. Ky është njeriu i cili tronditi sërisht mbrëm amerikën me një vrasje tjetër. Pa e marrë veten mirë nga tragjedia e Michiganit amerikanëve ju desh të dëgjonin një tjetër ngjarje të rëndë. Kësaj radhe në Pensilvani, ku i riu me ngjyrë 39 vjeçar hapi zjarr brenda një supermarket, duke lënë të vdekur 2 persona dhe të palgosur 3 të tjerë. Sipas Robert Taylor shkaku është rracizmi. Duket se po ky është shkaku dhe i vdekjes së vajzës 7 vjeçare, e cila u vra nga një 6 vjeçar në mes të klasës në një shkoll të Michiganit.
Klinton i ka bërë thirrje kongresit që të marrë masa për përcaktimin e klauzolave parandaluse të majtjes së armëve. Ndërsa opinion amerikan i tronditur nga ngjarjet më të fundit pret se çdo ti sjelli e nesërmja.
Pinoçeti kthehet në atdhe. Ish-diktatori kilien sot ka marrë përfundimisht lirinë e tij. Pas 27 muajsh procesi gjyqsor Britania nuk ka marrë parasysh as procesin e hapur nga avokati spanjoll Garsia, as ndërhyrjet ndërkombëtre dhe as protestat e të afërmëve të zhdukur nga junta e Pinoçetit. Mijra kilien pro tij ka nisur që mëngjesin e sotëm festimet për kthimin e Augusto Pinoçetit në Kili./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori