E perdhunuan perpara se ta hidhnin ne rezervuar

RTV KLAN 2020-01-13

Views 5

Përpara se ta hidhnin të gjallë në rezervuar, me duar të lidhura pas, e kishin përdhunuar. Ky ka qenë fati i tmerrshëm i Drita Saliajt, 52 ?vjeçares që u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës. Detajet e krimit u zbuluan nga Prokuroria në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, Ervis Zotaj 27 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe nipi i viktimës, Luis Saliaj 16 vjeç.

Ka qene vetë Luis Saliaj ai që ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur mes 4 dhe 5 Janarit.
Ka shkuar në polici bashkë me nënën e tij, Mimoza Saliajn dhe ka folur.

Në datën 4 Janar, ai, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj shkuan të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliajt.
Kanë hyrë brenda, kanë pirë kafe dhe i kanë kërkuar që një pako hashash ta blinin me 50 Euro, ndërsa Drita u ka thënë ta marrin me 200 Euro.

Dy të miturit dhe Zotaj nuk kanë qenë dakord. 27-vjeçari Zotaj e ka dhunuar gruan dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Me një shall në gojë dhe me duart e lidhura pas me litar, e kanë çuar në makinë për ta hedhur në rezervuar.
Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të datës 5 Janar kur e kanë hedhur të gjallë në ujë.
Polumbarët e gjetën trupin e pajetë më 7 Janar.
Ajo kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe, në pjesën e belit kishte një pulovër me ngjyrë bojëqielli, ndërsa ne pjesën e poshtme ka qenë e zhveshur.
Pantallonat dhe të brendshmet kanë qenë të ulura deri tek kërcinjtë e këmbëve.
27-vjeçari i mohoi akuzat në gjykatë, ndërsa dy të miturit dhanë versione të ngjashme. Gjykata vendosi që të tre të qëndrojnë në burg për vrasje me paramendim.

Share This Video


Download

  
Report form