Thonë se është pezulluar, por puna vijon! Banorët në protestë: Kompania gurore po na dëmton ujin

Report TV 2020-01-11

Views 1

Banorët e Postribës kanë dalë në protestë gjatë kësaj të shtune pasi një firmë gurore sipas tyre po dëmton ujin e pijshëm dhe të gjitha burimet natyrore duke e kthyer këtë zonë në të pabanueshme.

Një nga banorët e fshatit Domen në Shkodër, Smail Braçi, thotë se gurorja po kryen punime mbi burimin e ujësjellësit të Postrivbës. Gjithashtu ai shprehet se punimet e gurores kanë dëmtuar një kanal vaditës duke lënë pa ujë qindra hektarë tokë.

"Kjo gurore ka bërë të mundur prishjen e një kanali vaditës, që vaditen me të disa hektarë tokë, që sot janë tharë", thotë Braçi.

Përfaqësuesi i banorëve thotë se i kanë bërë shkresë të gjithë institucioneve për dëmet në ujësjellës nga punimet e firmës së gurores dhe sipas tij përgjigja ka qenë që nuk do vijojnë punimet, por ndërkohë puna ka vazhduar.

"Ka 1 vit që merrem me këtë cështje nëpër ministri, zyrë të bashkisë, ju kemi shqetësuar edhe ju televizionet, faleminderit që na mbështesni. Jemi ankuar deri tek kryeministri, përgjigjet janë që firma nuk është duke punuar", thotë banori tjetër.

Rreth 15 mijë banorë furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Postribës.

Share This Video


Download

  
Report form