Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë thuajse të gjithë në agjërim, por përgatitjet për ndërtimin e një guroreje i nxorri në protestë banorët e fshatit Milan në njësinë Administrative Postribë të Shkodrës.
Burra e gra, nuk lejuan fadromat që të nisin punën pasi thonë se ky investim rrezikon tu shkatërrojë shtëpitë, rrugën dhe rrjetin e ujësjellësit.
Banorë: ?Mos hajdeni të ma prishni malin se populli është fukara. Me këtë mal han bukë populli.?
?Me thënë të drejtën, fshati ynë bëhet i pabanueshëm. Shtëpitë rrezikohen, ujësjellësi rrezikohet.?
?I bëjmë thirrje pushtetit lokal, kujtdo që të mundet që ta pengojnë këtë gjë.?
Dëme të mëdha thonë ata i bëhen edhe ekosistemit, si dhe kullotave për gjënë e gjallë.
Madje një grua tregon se ky mal është burimi i vetëm i të ardhurave për 7 pjestarët e familjes së saj, pasi aty mbledh sherbelën që i siguron jetesën.
?Unë kam dalë të mbledh sherbelë sot, shikoni thasët. Unë kam 7 anëtarë në familjen time, nuk kemi asistencë, as punë, asgjë. Vetëm me këto jetojmë.?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-banoret-e-fshatit-protestojne-ndertimin-e-gurores