(11 janar), kompania ajrore "Fly Ernest" nuk do të kryejë asnjë fluturim, edhe pse Autoriteti i Aviacionit Civili italian i ka pezulluar licencën duke filluar nga data 13 janar.
Autoriteti i Aviacioni Civil shqiptar njofton se kompania "Ernest" përmes një korrespondence, ka informuar anulimin e të gjithë fluturimeve nga dita e nesërme. Nga një komunikim që AAC ka pasur me autoritetin italian, janë informuar prej Autoritetit të Aviacioni Civil italian (ENAC), se kompania ?i kish garantuar se do të bënte rimbursimet e biletave të shitura?.AAC rekomandon të gjithë pasagjerëve me bileta të prera me Ernest, të konfirmojnë dhe kontaktojnë kompaninë, aeroportin, agjencinë për statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport. Gjithashtu, të gjithë pasagjerët duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë", thotë në një deklaratë publike Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri.