Tërmeti/ Ahmetaj dhe ministri turk nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e 500 shtëpive

Report TV 2020-01-11

Views 0

TIRANE- Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë firmosur projektin për ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ministri turk kërkoi që brenda muajit janar t'i dorëzohet trualli ku do të ndërtohet banesat, ndërsa deklaroi se Turqia do të vijojë të ndihmojë vendin tonë, edhe në fazat e tjerë për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Kurum theksoi se banesat me financim nga shteti turk do të ndërtohen sipas arkitekturës dhe traditave shqiptare. Nga ana tjetër kreu i qeverisë u shpreh se përveç ndërtimit të 500 shtëpive të cilat do të jenë model dhe do të krijojnë një model urbanistike, nga bashkëpunimi mes dy vendeve do të marrë fund edhe fenomeni i përmbytjes në zonën e Laçit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS