Ahmetaj: Javën e ardhshme nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti

Report TV 2020-07-11

Views 0

VORË- Javën e ardhshme do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Vora ku ishte për inspektimin e punimeve për ndërtimin e një shkolle. ?Do të vazhdojmë ta bëjmë së bashku në të gjithë zonën e dëmtuar këtë tur për qytetarët, qoftë me shkollat, qoftë me shtëpitë individuale që ndërtimi fillon që javën që vjen, qoftë me infrastrukturën, qoftë me banesat kolektive?, shprehet Ahmetaj.

Ndalesa e radhës së Ahmetaj, kësaj here i pa shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ka qenë në shkollën 9-vjeçare Ahmetaj në Vorë, e cila është një nga 140 shkollat që do i nënshtrohen projektit të rindërtimit. Projekti me vlerë 145 milionë lekë të reja, financuar nga qeveria shqiptare, parashikon ndërtimin e një objekti të ri me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse, që do të bëhen gati deri në fund të vitit për të mirëpritur 216 nxënës. Ahmetaj është shprehur se është menduar edhe për nxënësit me aftësi ndryshe, ku shkollat do të jenë me ashensor.Projektet kanë menduar edhe për nxënësit me aftësi ndryshe. Të gjitha shkollat që po rindërtojmë kanë ashensor, për ta lehtësuar jetën e tyre?, tha Ahmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS