#rtvora #oranews
Xhaxhi i Luisit, 16 vjeçarit të arrestuar së bashku me dy shokët e tij për vrasjen makabre të nuses së xhaxhait ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike.
Duke cituar nipin që tashmë e ka pohuar se ka marrë pjesë në krim xhaxhai thotë se Luisi dhe një shok i tij kanë shkuar në shtëpinë e Dritës dhe kanë pirë kafe para se të vrisnin gruan dhe më pas e ka hedhur në rezervuar shoku i tretë.
"Ka vajtur me një shok tjetër kanë pirë dhe kafe e kanë vrarë. Nipi thotë e kemi mbytur me peshqir dhe më pas një tjetër që ka qenë nga fshati Curril e ka hedhur në rezervuar?
Ai tregon se e ka dërguar vetë në polici 16 vjeçarin së bashku me nënën e tij pasi ky i fundit bënte veprime të dyshimta
?Më 5 janar më thotë kunata djalin e shoh të dyshimtë ka ndodhur diçka. Marr vëllanë në telefon dhe nisemi drejt fshatit ku Luisi ishte në banesën e gjyshërit. E kam dhunuar për të më treguar se çfarë kishte ndodhur. Nuk më tregonte se kush ishte vrarë. E dërgova në polici dhe aty ka rrëfyer"
Thotë se e ka mohuar si nip dhe kërkon që të marrë dënimin maksimal: "Le të varet. Vëllai im nuk ia kishte për borxh."
Xhaxhai e prezanton 16 vjeçarin si fëmijë problematik madje dhe përdorues hashashi.
Krimi i rëndë ndodhi më 5 janar kur 3 të rinjtë shkuan për të grabitur banesën e xhaxhait.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/krimi-ne-mallakaster-drita-u-mbyt-me-peshqir-xhaxhai-mohon-nipin-te-varet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp