Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e kësaj të shtunë (23 shtator) në afëri të teatrit ?Migjeni?.
Një person, rreth 30-vjeç, është vrarë me mjet prerës thikë nga xhxhai i tij. Fillimisht viktima Mirsad Kuçi është plagosur, por ka humbur jetën rrugës për në spital për shkak të gjakderdhjes së madhe.
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është shtetasi Bujar Kuçi, i cili mësohet se ka rënë në prangat e policisë.
Krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit, i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësië.
Policia, që ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj, njofton:
Informacion Paraprak Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit "Migjeni" pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ Star Pus TV /