Shkodër, xhaxhai vret nipin për pronën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sherri për pronën u bë sërish shkak i një vrasjeje me thikë në qytetin e Shkodrës. Krimi në familje tronditi qytetin verior, pasditen e kësaj të shtune, kur xhaxhai qëlloi për vdekje nipin e tij Mirsad Kuçi 33 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:20, në banesën e familjes Kuçi pranë Teatrit ?Migjeni?. Policia bëri të ditur se pas një konflikti në shtëpi, Bujar Kuçi, ka plagosur rëndë me thikë nipin e tij, Mirsad Kuçi. Goditja ishte fatalte për të riun, i cili ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal të Shkodrës. Viktima dhe autori jetonin nën një çati dhe kishin oborr të përbashkët. Por pronësia e oborrit, duket se ka qenë shkaku i debatit mes tyre që prodhoi më tej ngjarjen e rëndë. Familjarët e viktimës lajmëruan policinë për krimin, ndërsa 62-vjeçari nuk ka tentuar të largohej, por ka qëndruar në banesë, duke pritur forcat e rendit. Ai është dërguar në komisariatin e Shkodrës, ku është marre në pyetje.

Share This Video


Download

  
Report form