?Historia ime?në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 55-vjeçares, Evanthi Papa. Ajo ka rritur e vetme dhe pas asnjë ndihmë vajzën e saj sepse 3 muaj pas martesës është ndarë nga bashkëshorti. Në studio, Evanthia ka treguar se ish-bashkëshorti i saj nuk pranonte që të bënte celebrimin me të dhe shkak për këtë ishte edhe kunata e saj. Ai e përzuri nga shtëpia, edhe pse ajo ishte shtatzënë. Pa asnjë rrugëzgjidhje dhe e braktisur nga burri dhe familja e tij, Evanthia kthehet tek familja e saj që i hapën sërish dyert e shtëpisë, edhe pse vetëm para 3- mujash e kishin nxjerrë pres saj, të veshur me vello.