Një konflikt brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Sipas policisë tre persona kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje, ndërsa autori është ish-dhëndri i familjes Marian Levanti, i cili ka qëlluar me thikë ish vjehrrin Ferit Kocaqi, ish vjehrrën Q. K. dhe ish kunatin A. K.
Levanti ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe pas debatit me ish-vjehrrin, është përleshur me të duke e qëlluar me thikë.
Shkak për këtë ngjarje, sipas policisë, mendohet se është divorci i çiftit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim Marian Levantin si autor të plagosjes së trefishtë, ndërsa vijon puna për arrestimin e tij.