TIRANE-52 nga 472 shërbimet që kaluan online nga data 6 janar i përkasin Kadastrës. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame së bashku me Dhomën e Noterëve nënshkruan sot një marrëveshje. Por cfarë synon kjo marrëveshje? Drejtoresha e Dhomës së Noterëve Mimoza Sadushaj shpjegoi se shkëmbimi i të dhënave në kohë reale do të zhdukë korrupsionin.
"Dhoma kombëtare ka tre vite që po punon për qasjen dixhitale dhe sot kemi nderin të aplikojmë me anë të marrëveshjes së parë. Jo më shërbime prefernciale duke garantuar barazi për qytetarët. Duam të rrisim transparencën për të informuar qytetarët. Të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale duke zhdukur korrupsionin. Kjo marrëveshje firmoset kur është vënë në jetë shërbimi online. Për veprimet e hartimit të kontratës dhe firmojes elektronike nga noteri dhe dërgimi i aplikimit në formë dixhitale te Kadastra për procesim të mëtejshëm në formë elektronike" tha ajo.
Artan Lame u shpreh se marrëveshja që është firmosur synon të garantojë shpejtësi, saktësi dhe pastërti. "Qeveria eci tre ditë më përpara, pasi aplikimet online filluan që në datë 6 janar. Bashkëpunimi jonë në këtë fushë ka dy risi; e para aplikimet online dhe akti i sotëm për marrëveshjen mes dy institucioneve. Vonesat e tre dekadave të fundit i dimë mirë. Do të garantojmë shpejtësi, saktësi dhe pastërti në shërbim.
Një pjesë e mirë është marrëveshja e sotme, dy punuar dy palët në sistem, jemi në gjendje që të pa pasur nevojën e mjetit të stërlashtë, posta, apo këmbët e qytetarit, tani gjithcka operon mes nesh për ato shërbime direkt në sistem. Qytetari paraqitet te sporteli jonë apo i noterit dhe janë institucionet që operojnë me njëri tjetrin. Për saktësinë, më shumë është barra jonë, Kadastrës me gjithë problemet e saj të mbartura në këto 100 vite të shtetit.
Po bëhet një revolucion në Kadastër, ka filluan që në vitin 2013. Ky është një hap tjetër. Sesa probleme ka të trashëguara nuk ia vlen ta themi, pasi të gjithë e kanë provuar. Barra jonë është kryesorja, bashkëpunimi është i domosdoshëm edhe në këtë pikë. Edhe e treta, është pastërtia në shërbime, zhdukjen e sistemit të shushunonj, që rrethon institucionet tona. Ushtrinë e sekserëve që mbijetojnë duke gjetur aty ku çalon sistemi.