http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i ALUZINI-t Artan Lame ka reaguar në lidhje me mosdekretimin e ligjit të Kadastrës nga ana e presidentit Meta.Në një deklaratë për mediat, Lame tha se veprimi i mosdekretimit nga ana e Presidentit dëmton një pjesë të madhe të qytetarëve që presin të legalizojnë banesat e tyre.Lame duke u ndalur tek argumentimi I mosdekretimit të Metës, e akuzoi këtë të fundit se mbushi 14 faqe por nuk ka dhënë asnjë argument për kthimin e ligjit.Lame tha se sot edhe godina e Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit apo dhe Ministrisë së Jashtme janë pa certifikata pronësie.?Presidenti ktheu ligjin për Kadastrën. Por a e di zoti Meta, që godina e Presidencës nuk ka certifikatë pronësie. Përpara kësaj zoti Meta, ka qenë kryetar Kuvendi, por as ajo sallë nuk ka certifikatë pronësie. Edhe godina e Kryeministrisë dhe ministria e Jashtme nuk ka certifikatë pronësie. Shteti ka edhe 600 mijë prona private të paregjistruara, duhet të maten 80% të pronave të matura. Me këto punën do të merret kadastra, ndërsa presidenti e ktheu si të rrezikshme. Si t?ua shpjegojmë hallin e presidentit 60 mijë familjeve që presin të mbyllin legalizimet? Apo 220 mijë fermerëve që presin të regjistrojnë tokën??