Ora News - Shëndetësia online, Rama: 41 shërbime do të ofrohen përmes e-albania

Ora News Lajme 2020-01-08

Views 0

#rtvora #oranews

Karta e shëndetit, përgjigjet e analizave por edhe vendosja e orarit për vizitën me mjekun do të realizohen përmes portalit e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se janë 41 shërbime në shëndetësi që do të ofrohen online.

Kryeministri Edi Rama në inspektimin e përfundimit të rikonstruksionit të qendrës shëndetësore në Vorë, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e sistemit online të marrjes së shërbimeve. Madje edhe karta e shëndetit do të mund të merret përmes e-Albania pa pasur nevojë që përfituesi të qëndrojë në radhës.

Nga 1 janari i këtij viti, 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do ofrohen online.

Një risi tjetër në paketën e shërbimeve onlinë është ripërcaktimi i vizitës ose ekzaminimit.

Gjithashtu, të gjitha rezultatet e kontrollit mjekësor bazë shihen online nëpërmjet portalit e-albania. Për të pasur akses në këtë rrjet ccdo individ do të duhet të regjistrohet duke përdorur kartën e identitetit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shendetesia-online-rama-41-sherbime-do-te-ofrohen-permes-e-albania

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form