Ora News - Negociatat, Rama: Një udhëtim përmes ferrit. BE na detyrohet

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një aktivitet për ditën e Europës i ka kërkuar Europës që t'i japë atë që i takon, hapjen e negociatave.

Duke përdorur një shprehje të popullit shqiptar, Rama tha se Europa na ka nxjerrë ujë të zi për 5 prioritetet dhe se përgatitja për hapjen e negociatave dhe më pas negociatat janë një udhëtim përmes ferrit.

Rama: Dua të falenderoj delegacionin që është i pranishëm, jo për çna kanë bërë, por për faktin se duke na bërë atë që na kanë bërë, që na kanë nxjerrë kur thonë shqiptarët ujë të zi, gjithë proceset për të 5 ato prioritetet, sinqerisht na kanë dhënë ndihmën më të madhe që mund të jepet dhe kanë dhënë provën e asaj që unë kam dhënë dhe e them dhe do të them gjithmonë: Përgatitja për të hapur negociatat, pastaj negociatat janë pa çmim, janë udhëtimi përmes ferrit për tia dalë për të pasur një shtet institucional dhe me pushtete të ndara sic thotë kushtetuta.

Ka njerëz në Europë politikanë që ngatërrojnë kërkesën tonë për çeljen e negociatave me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Politikanë që kujtojnë se do jenë aty gjithë jetën, ndërkohë që ka shumë gjasë që kur të diskutohet anëtarësimi ata të gjithë të jenë duke shkruar kujtimet.

Ajo që ne kërkojmë vetëm pjesën e dytë të kurës, nuk po kërkojmë të zëmë vend në tribunën vip të stadiumit të Europës. Ne jemi akoma në procesin për të kuruar të gjitha sëmundjet tona të trashëguara dhe për tu bërë gati me shëndet të plotë demokratik dhe institucional që të bëhemi pjesë dhe të hyjmë në atë stadium. Ne nuk mund të na mohohet kura. Nuk mund të na thuhet prisni se kemi ca halle të tjera. Secili ka hallet e veta në këtë botë dhe nëse Presidenti Macron nënvizoi se duhet fillimisht thellimi i reformës në BE dhe pastaj zgjerimi ne jemi 100% dakord, vetëm se fjalisë i mungon pjesa tjetër, duhet thellimi i reformës snë BE dhe thellimi i reformave në Ballkanin Perëndimor, paralelisht dhe kur BE ta bëjë thellimin e vet dhe ne thellimin tonë, pastaj ne jemi gati të flasim bashkimin tonë një herë e përgjithmonë. Kjo është e gjitha dhe Gjemania, Franca, Holanda, Europa na detyrohen të na japin mundësi për thellimin tonë. Dhe na detyrohen ne sepse i detyrohen vlerave, parimeve dhe vizionit që mishërojnë si vende, si lidershipe për Europën dhe besnikërisë që i detyrohen etërve themelues.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/integrimi-rama-udhetim-permes-ferrit-be-na-ka-nxjerre-uje-te-zi

Share This Video


Download

  
Report form