Report TV -Kastriot Reçi vritet më një plumb në zemër, Lleshaj mbërrin në Rrëshen

Report TV 2020-01-07

Views 1

Pas vrasjes me snajper në qendër të Rrëshenit të ish-bashkëpronarit të televizionit "Media Plus" në Lezhë, Kastriot Reçi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur në Rrëshen.

Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu.

Sipas konfirmimit nga spitali i Rreshenit, viktima është qëlluar me një plumb në zemër.

47-vjeçari Reçi është qëlluar me snajper nga tarraca e një pallati në momentin që sapo ka dalë nga lokali në pronësi të tij për të hipur në makinë.

Share This Video


Download

  
Report form