TIRANE- Një urim për vitin e ri 2020, me dëshirën për të lënë pas tërmetin e 26 nëntorit dhe me sytë nga një e ardhme më e bukur.
Ky është mesazhi që përcjell mes rreshtash ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në ditën e parë të vitit, teksa përgëzon Forcat e Armatosura për punën dhe gatishmërinë e treguar mëngjesin që shënoi tragjedinë më të madhe të dekadave të fundit në Shqipëri.Xhaçka thotë se pavarësisht asaj që kaluam sot kemi një arsye për t'u ndjerë mirë dhe për të qenë optimistë, ndërsa bën thirrje për më shumë punë besim dhe solidaritet në këtë vit.
"Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri 2020! Ju uroj të gjithëve që viti që vjen të jetë më i mirë, më i begatë, më i suksesshëm për ju, për familjet e të dashurit tuaj!
E di që ky fundvit është shumë ndryshe. Tragjedia që goditi vendin në 26 nëntor është ende e freskët. Është ende e freskët dhimbja për jetët e humbura. Është ende e freskët trauma dhe frika. Janë ende mes nesh pasojat e asaj ngjarje, sepse sot mijëra qytetarë, burra, gra, fëmijë e të moshuar janë të detyruar ta kalojnë festën e Vitit të Ri larg shtëpive të tyre.
Urimet e mia shkojnë mbi të gjitha për ta. Nuk jeni vetëm. Nuk do t?ju lëmë kurrë vetëm dhe do të bëjmë gjithçka që së shpejti jetët tuaja t?i rikthehen normalitetit.