Ora News - Java europiane nis në Shkodër, Vlahutin: Keni kaq shumë për të qenë krenarë

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

'Java Europiane" nis nga Shkodra. Një qytet me shumë lidhje historike me Dubrovnikun, në të cilin ka lindur dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Aktiviteti ku janë të pranishëm edhe ambasadorët e Spanjës, Italisë, Suedisë, Francës etj nisi me një ecje me biçiklete brigjeve të liqenit

"Dua tju falenderoj që më keni pritur në këtë ditë kaq të bukur dhe në këtë vend kaq të bukur.

Mendoj se nuk ka gjë më të bukur sesa të nisë festimin e javës europiane në Shkodër, një ndër qytetet më të vjetra të kontinentit.

Romana Vlahutin: "Keni trashëguar kaq shumë dhe keni kaq shumë për të qenë krenarë dhe ajo çfarë duhet të bëjmë tani është ta promovojmë dhe për pjesën tjetër të Europës. Duam të promovojmë gjithçka që ju jeni dhe gjithçka që ju sillni në BE."

Shkodra është një nga qytetet pilot për investimet e BE në fushën e turizmit

Romana Vlahutin: "Voltana (flet për kryetaren e bashkisë së Shkodrës) dhe unë pak muaj më parë kemi përshkuar cdo metër të këtij bregu duke u përpjekur se çfarë mund të bëjmë për ta promovuar. Por nuk është vetëm për turistët por edhe për ju, që të shijoni të gjithë potencialet që ka ky liqen."

Dje në një prononcim ambasadorja e BE-se nenvizoi se populli shqiptar meriton të jetë në Europë.

Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/article/java-europiane-nis-ne-shkoder-vlahutin-keni-kaq-shume-te-qene-krenar

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS