#rtvora #oranews
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe sekretares së tij Erisa Qalliu.
Në një deklaratë për mediat Manastirliu nga Spitaki i Traumës tha se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kontrollin e mjekëve.
Ogerta Manastirliu: ?Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore.?
Kryebashkiaku Tushe dhe Qalliu u transportuan në Spitalin e Traumës pasi morën kujdesin e parë shëndetësore në spitalin e Lushnjes.
Ata morën dëmtime pas shpërthimit me granatë në zyrën e Tushes në Bashkinë e Lushnjes.
Dyshohet se autori i ngjarjes është ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shperthimi-me-granate-manastirliu-kryebashkiaku-tushe-dhe-sekretarja-e-tij-jane-jashte-rrezikut-jeten
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp