Ora News – Masakra në Shkodër, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autori i masakrës së ndodhur mbrëmjen e djeshmë në Shkodër, Miklovan Parubi dyshohet se mund të ketë kaluar në Mal të Zi përmes ujrave të Bunës, pasi një kufi i vogël ujor i ndan me zonën e krimit dy shtetet.
Ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
33 vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara. Mbrëmjen e djeshme ka qenë duke luajtur poker. Pas konfliktit verbal është larguar nga lokali dhe ka shkuar në banesë për të marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar pa paralajmërim në drejtim të 6 shokëve të tij në tavolinën ku ata ishin të ulur.
Kur kanë parë Miklovanin të hynte brenda me automatik personat që kanë qenë në lokal kanë nisur të fshihen poshtë tavolinave. Kjo është dhe arsyeja që katër të plagosurit kanë plagë në ekstremet e poshtme dhe të sipërme
Mjeku Ergys Sulo në një prononcim për median tha se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahen nën mbikqyrje

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/autori-i-masakres-mund-te-kete-ikur-ne-mal-te-zi/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS