Report TV - 1733 banorë në qarkun e Lezhës do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadër

Report TV 2020-01-06

Views 0

LEZHË- Në urimin e tij për Vitin e Ri, përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat, Etjen Xhafaj ka bërë edhe një bilanc se si paraqitet situata në qarkun e Lezhës pas tërmetit të 26 nëntorit. Mësohet se 1733 banorë do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadër, për shkak se banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti e ndërsa 792 nga 1040 familje kanë marrë bonusin e qirasë.

Referuar shifrave zyrtare që vijnë nga terrenit, bëhet me dije se 136 pallate janë të dëmtuara rënë në të gjithë qarkun, 2165 apartamente, 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike. Kemi 136 pallate të dëmtuara në gjendje të rëndë, në të gjithë qarkun, 2165 apartamente, 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike. Grupet e Vlerësimit kanë vazhduar punën edhe sot dhe do të vazhdojnë edhe nesër, për të vlerësuar dëmet pranë shtëpive dhe për të parë nevojat e qytetarëve me çadra. Deri aktualisht kemi në shkallë qarku, 1040 familje, që kanë aplikuar për bonuse qiraje dhe deri tani janë miratuar 792 prej këtyre. Në total, në nivel qarku, numri i çadrave dimërore të vendosura në terren është 453 dhe në to janë vendosur aktualisht 1733 banorë.

Numrat e emergjencave dhe strukturat mbështetëse të të tre bashkive në qarkun Lezhë, do të vazhdojnë të jenë në krye të punëve, për t?iu gjendur pranë qytetarëve edhe gjatë ditëve të festave. Gjithashtu do të kemi pranë edhe grupet e Ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për të mundësuar hapjen e çadrave të mëtejshme. Doja të përfitoja nga ky rast për t?iu uruar të gjithë qytetarëve të qarkut Lezhë, gëzuar festat dhe për t?iu drejtuar një falënderim të veçantë strukturave të emergjencave civile pranë qarkut, të cilat vazhdojnë të mbeten në shërbim të qytarëve në çdo moment të vështirë", bën me dije Xhafaj.

Share This Video


Download

  
Report form