Ish-Kryeministri kroat, Ivo Sanader ka marrë një tjetër dënim me 6 vite burg, pasi u shpall fajtor për akuzën e marrjes së një ryshfeti prej miliona dollarësh kur ishte në detyrë, në vitet 2003-2009. Bashkë me të u dënua me 2 vite burg edhe Zolt Hernadi, drejtori ekzekutiv i kompanisë hungareze të naftës MOL.
Sipas akuzës, Sanader mori ryshfet 10 milionë euro nga Hernati, në mënyrë që kompania hungareze e naftës të siguronte gjysmën e pronësisë të kompanisë shtetërore kroate të gazit INA. Me këtë kompromis, hungarezja MOL mori shumicën e aksioneve të firmës kroate INA, të cilës i mbetej 49% e pronësisë. Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader do t?i paguajë 10 milionë euro qeverisë.
As ish-Kryeministri Sanader e as hungarezi Hernadi nuk ishin të pranishëm gjatë dhënies së vendimit. Avokatët e Sanaderit thanë se ish-Kryeministri kishte probleme shëndetësore, ndërsa drejtori ekzekutiv Hernati e ka apeluar çështjen në vendin e tij edhe pse ka një urdhërekstradimi për të nga Interpol.
Ivo Sanader, sot 65-vjeç, po vuan aktualisht një tjetër dënim me 2 vite e gjysmë burg për korrupsion në Kroaci.
Tv Klan