Dënohet ish-kryeministri slloven për korrupsion kur ishte në detyrë

Report TV 2015-08-21

Views 0

LJUBJANE- Ish-kryeministri slloven Janez Jansa është dënuar me 2 vjet burg me akuzat për korrupsion në kohën kur ishte në detyrë. Gjykata në Ljubjana shpalli edhe dy të pandehur të tjerë fajtorë pasi së bashku me ish-kryeminstrin kanë marrë ryshfet në vitin 2006 nga fabrika finlandeze e mbrojtjes, Patria, të cilët e kanë ndihmuar kompaninë në fjalë për një kontratë me vlerë 278 milionë euro. Jansa ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se janë politikisht të motivuara, duke shtuar se do të apelojë vendimin.

Share This Video


Download

  
Report form