Ora News - Më pak kapsolla natën e ndërrimit të viteve

Ora News Lajme 2020-01-06

Views 0

#rtvora #oranews

Nata e ndërrimit të viteve do të festohet me më pak fishekzjarre dhe kapsolla. Në dy javët e fundit policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë bashkitë nga ku rezulton se Tirana, Durrësi, pogradeci, dhe Vlora janë ndër më problematikët sa i përket tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike.

Nga data 16 deri të dielën janë sekuestruar 14.055 kapsolla dhe 511 Fishekzjarre.

Vetëm në një javë janë kontrolluar 4345 subjekte. Ndërsa këtë të dielë janë sekuestruar 445 kapsolla në Pogradec dhe Kuçove. Nën hetim janë vënë 4 persona dhe tre të tjerë janë gjobitur.

Policia po ashtu është vënë në gatishmëri dhe sa i përket kontrollit rrugor. Duke nisur nga kjo e hënë dhe në ditët e para të janarit, të gjithë akset rrugore kryesore të vendit do të monitorohen me radar dhe me efektivë të shtuar.

Në qendër të vëmendjes do të jetë dhe kontrolli i drejtuesve sa i përket konsumit të alkoolit. Masa shtesë do të ketë në sheshet kryesore. Policia nënvizon se për shkak dhe të kthimit të emigrantëve pranë familjeve të tyre ka një rritje të trafikut.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ndalohen-8500-kapsolla

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form