Ora News - Basha: Rama frikacak, ndalon protestuesit natën e ndërrimit të viteve

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe nënkryetari Edi Paloka dënuan ndalimin nga policia kufitare të një prej protestuesve të tubimit të 18 dhjetorit 2017, të demokratëve përpara parlamentit.

Protestuesja u ndalua në pikën kufitare të Morinës ku u mor në pyetje si person i shpallur në kërkim dhe pas dhënies së një deklarate, është lënë e lirë.

Ky veprim, sipas kreut të opozitës u konsiderua një akt prej frikacaku i kryeministrit Edi Rama nga zemërimi masiv i qytetarëve për shkak të bashkëqeverisjes së tij me krimin

Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot.

Sipas Bashës, këto akte të kryeministrit nuk bëjnë gjë tjetër vecse vulosin fundin e tij politik

Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!

Ndërsa Edi Paloka ka qenë më i ashpër me policinë e shtetit, sipas të cilit është interceptuar si bashkëpunëtore e krimit në prodhimin dhe trafikimin e drogës dhe tani përpiqet të ndalojë qytetarët që protestojnë për kushtetitën.

Sigurisht cdo akt i kesaj policie qe nga futja ne rradhet e saj te krimineleve, bashkepunimit me krimin e deri tek burgosja e te pafajshmeve edhe netet e festave , eshte bere vetem me porosi dhe urdher te Edvin Kristaqit. Prandaj nuk ka menyre tjeter pervecse perballjes dhe rrezimit te ketij qe po kerkon ti ktheje dhe nje here shqiptaret tek mjerimi dhe frika.

Paloka i bën thirrje të gjithë policëve të ndershëm të radhët e uniformave blu, të mos konfrontohen pasi indirekt edhe ata do të jenë përgjegjës për këtë gjendje të krijuar

Ndërkohë përmes një njoftimi për shtyp policia e Kukësit sqaron se 49 vjeçarja është ndaluar në Morinë për akuzën "Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik" pasi është marrë në pyetje është lënë e lirë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-rama-frikacak-ndalon-protestuesit-naten-e-nderrimit-te-viteve

Share This Video


Download

  
Report form