Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Prej 10 vitesh në Shqipëri është kthyer besimi fetar. Përveç mjekimit shkencor natyra njeh dhe mjeksinë okulte. Duhet të falesh apo të besosh tek Zoti thotë Imam Avdullah Muça në Tufinë të Tiranës, sepse jeta është shumë e shkurtër dhe kalimtare për në një tjetër botë. E nëse kjo mund të quhet seli e shërimit nëpërmjet fesë dhe besimit tek ajo, atëherë në dyert e saj ka shumë njerëz që çdo ditë vinë tek babë Dulla për halle të ndryshme.
Imam Avdullahi i Tufinës pretendon se shëron disa sëmundje, ndër to më kryesoret janë syri i keq, magjia, shkelja, sëmundje të ramatizmës, etj. Disa sëmundje që janë për doktor Imam Avdullahi nuk i merr përsipër.
Imam Avdullahi e ushtron profesionin e tij që nga viti 1961. Për të dhe për predikimin e tij, njeriu nuk ka vdekje. E nëse këtu njerëzit presin radhën për të marrë një hajmali në teqenë e Dervish Hatixhesë në Tiranë, qirinjtë ndizen nga vetë besimtarët në ditët e enjte dhe të premte. Këtu prehen eshtrat e bamirëses nënë Dervish Hatixhe dhe tre familjarëve të saj, të cilët ajo i ka varrosur 300 vjet më parë në oborrin e shtëpisë. Njerzit luten dhe ndezin qirinj dhe ndërkohë tju falen mëkatet. Por në të gjithë shqipërinë ka me dhjetra vende ku njerzit luten dhe presin tju ndodh mrekullia nëpërmjet besimit tek Zoti apo ndikimit psikologjik e shpirtëror./tvklan.al