Seanca e ndërmjetësimit, sot në ?Shihemi në gjyq? vendosi përballë njëri-tjetrit Alketën dhe personin që akuzoi vëllain e saj për vjedhje. Edliri dhe vëllai i saj Floriani kishin qenë miq shumë të mirë në fëmijëri, por që prej 24 vitesh nuk ishin parë me njëri-tjetrin.
Në 4 dhjetor të vitit 2014, Edliri kapet teksa tenton të vjedhë në një gurore në Sarandë, por aty pronari e dikton dhe e qëllon me armë. Ai transportohet nga policia për në spital dhe aty ai tregon se ishte sëbashku edhe me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve vëllai i Alketës.
Por Alketa pretendon se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi vëllai i saj ishte në Greqi kur kishte ndodhur ngjarja. Edliri në studio tregon se ai nuk kishte shkuar për të vjedhur, thjesht kishte kaluar aty për të shkuar në Greqi.
Ai pranon se Floriani nuk ishte sëbashku me të, por emrin i tij i ka ardhur ndërmend rastësisht kur e kanë pyetur sepse pretendon se nuk ka qenë i vetëdijshëm. Përballja e tyre në studio është tepër e fortë sepse Alketa e akuzon si gënjeshtar dhe nuk mungojnë edhe fjalët fyese ndaj tij.