Report TV - E akuzoi për vjedhje të Kishës Nishani padit për shpifje Veliajn

Report TV 2017-02-21

Views 1

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e Presidencës rreth orës 18.00 se do të padis për shpifje kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pas akuzave të këtij të fundit për vjedhje të pronave të Kishës Katolike në Elbasan.

Nishani u shpreh publikisht se kjo çështje do t'i kalojë drejtësisë nga sot.

"Zhgënjeu publikun në mënyrën si vodhi pronën e Kishës Katolike në Elbasan". Eshtë kjo deklarata e pak ditëve më parë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj presidentit të Republikës Bujar Nishani.

"Një njeri, kushdo qoftë që vjedh ka vetëm një emër, hajdut. Unë besoj që shqiptarët nuk mund të kenë në zyrën e presidentit, shteti shqiptar nuk mund të ketë në krye të tij një njeri që është hajdut. Hajduti e ka vendin në qeli, dënohet sipas ligjeve të shtetit dhe kodeve penale.

Kjo është një cështje që nga sot i kalon për shqyrtim drejtësisë. Drejtësia ka përgjegjësi ligjore ose të vërtetojë akuzat dhe identifikojë presidentin si hajdut dhe ta dënojë, ose përdhosësin e shtetit shqiptar përmes shpifjes ta dërgojë të përballet me mua. Kjo është një rrugë pa kthim, rrugë pa ndalesë.

Tashmë unë ftoj dhe median që të ndjek me vëmendje të posacme gjykimin dhe sjelljen e drejtësisë. Është një proces i cili do të adresohet nga sot në institucionet përkatëse të gjykatës dhe personalisht presidenti do ta ndjekë çdo seancë dhe çdo vendim që do të merret gjatë hetimit të veprimtarisë së presidentit dhe akuzave të bëra ndaj tij..." tha Nishani.

Share This Video


Download

  
Report form